Selimaj:Turizmi në Shqipëri po orientohen drejt vizitorëve cilësorë
Nga Sonila Musai Përditësimi i fundit 19 Maj 2026, 20:21
Anëtari i Këshillit të Shoqatës së Restoranteve dhe Bujtinave, Fatjon Selimaj, i ftuar në emisionin “Epiqendër” të gazetares Sonila Musaj në Ora News, foli për zhvillimin e turizmit në vend dhe pritshmëritë për sezonin veror.
Gjatë intervistës, Selimaj theksoi se Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë turistë cilësorë, me nivel më të lartë shpenzimesh, duke e konsideruar këtë një drejtim pozitiv për industrinë turistike shqiptare.
Sipas tij, prej tre apo katër vitesh Shqipëria është bërë virale në platformat online ndërkombëtare, duke tërhequr vëmendjen e turistëve nga e gjithë bota.
Ai nënvizoi se sfida kryesore tashmë nuk është vetëm rritja e numrit të vizitorëve, por edhe ngritja e nivelit të turizmit dhe e standardeve të shërbimit.
