Dervishi: Shqipëria ofron mikpritje dhe çmime konkurruese për turistët

Kryetari i Shoqatës së Restoranteve dhe Bujtinave, Kujtim Dervishi, i ftuar në emisionin “Epiqendër” të gazetares Sonila Musaj në Ora News, foli për turizmin dhe pritshmëritë për sezonin veror në Shqipëri.

Gjatë intervistës, Dervishi vlerësoi iniciativat e bashkive për të vendosur më shumë kontroll mbi çmimet në zonat turistike, sidomos për shezllonet dhe parkingjet, me qëllim shmangien e tarifave të larta për pushuesit.

Dervishi theksoi gjithashtu se Shqipëria ofron cilësi të lartë në ushqim dhe shërbim, ndërsa mikpritja mbetet elementi më i fortë që tërheq turistët e huaj.

Sipas tij, edhe pse në disa raste ka perceptime për rritje çmimesh, Shqipëria vazhdon të mbetet më konkurruese krahasuar me vendet fqinje.