“Turi Çiklistik i Shqipërisë” shkakton trafik kilometrik, bllokohet hyrja për në Elbasan
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Maj 2026, 15:17
“Turi Çiklistik i Shqipërisë” ka bllokuar hyrjen për në Elbasan këtë të martë, më 19 maj.
Sot po zhvillohet etapa e dytë e “Turit Çiklistik të Shqipërisë” ku marrin pjesë 20 skuadra elitare nga Shqipëria, Ballkani dhe Evropa.
Turi i sotëm nisi nga Lezha, dhe do të përfundojë në Elbasan: “Lezhë–Vorë–Golem–Rrogozhinë – finishi në Elbasan.”
Policia e Shtetit ka bërë të ditur se do të ketë bllokime dhe kufizime të përkohshme të qarkullimit në disa akse kryesore të Tiranës, ku përfshihet edhe hyrja për në Elbasan.
Megjithatë, pavarësisht masave të marra, turi ka shkaktuar probleme në qarkullim duke shkaktuar një trafik kilometik në hyrje të Elbasanit.
