Pas 30 vitesh, koha për të ndryshuar ligjin: Të huajt do blenë tokë në Shqipëri

Qeveria shqiptare ka vendosur t’u lejojë të huajve të blejnë tokë në Shqipëri. Një veprim i tillë konsiderohej i ndaluar në ligjin e miratuar në vitin 1998, por pa e prekur këtë nen ku gjithsesi lejohej dhënia e të drejtës për të marrë toka me qira për 99 vite.

Dokumenti i ri është prezantuar nga ministria e bujqësisë dhe është publikuar në konsultim public. Në nenin 4 të projektit përcaktohet lejimi për të privatizuar 2 ha brenda një bashkie dhe deri 30 ha në shkallë Republike duke përfshirë dhe sipërfaqet shtetërore.

Pas 30 vitesh, koha për të ndryshuar ligjin: Të huajt do

“Në rastin e shit-blerjes së tokës bujqësore të pandarë në pronësi shtetërore bashkitë në juridiksionin e të cilave ndodhet toka kanë kompetencën për kryerjen e procedurave por vendimin përfundimtar për kalimin e pronësisë e merr autoriteti kompetent”, thuhet në dokument.

Nga ana tjetër në rast se sipërfaqja është private shitësi duhet të paraqesë dokumentin e pronësisë por dhe certifikatën familjare, për të shmangur kështu mundësinë e një përplasjeje pas transaksionit.

Megjithatë më tej shtohet një kush që do të duhet të plotësohet. Blerësi duhet të jetë së paku prej 5 vitesh rezident në shqipëri dhe të kenë 3 vite eksperiencë në aktivitetin bujqësor.

Gjithashtu për tu bërë pronar do të duhet të garantojnë që nuk do të zhvillojnë aktivitet tjetër në këto toka përveç bujqësisë.

Kjo është hera e parë që Shqipëria parashikon hapjen ndaj shitjes së tokës te të huajt, edhe pse ndër vite është lejuar blerja e apartamenteve por jo të trojeve