BORDI 'IA FUT ME TOP'/ Rritet çmimi i naftës, ja sa shkon çmimi i karburanteve...

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të karburanteve në Shqipëri, të cilat kanë hyrë në fuqi sot në orën 18:00.

Sipas vendimit, nafta do të shitet me jo më shumë se 201 lekë për litër me pakicë, ndërsa me shumicë deri në 189 lekë për litër.

Benzina është vendosur me çmim maksimal 187 lekë për litër me pakicë dhe 175 lekë për litër me shumicë.

Këto çmime do të jenë në fuqi deri në mbledhjen e radhës së bordit, ku pritet të rishikohen sërish në varësi të tregut.

Autoritetet u bëjnë thirrje të gjithë operatorëve të karburanteve të zbatojnë vendimin, duke paralajmëruar se në rast shkeljesh mund të ketë edhe pezullim të aktivitetit.

Ministritë përgjegjëse për ekonominë, financat dhe infrastrukturën bëjnë të ditur se qëllimi i këtyre vendimeve është mbrojtja e konsumatorëve dhe ruajtja e konkurrencës së ndershme në treg.

Sipas rregullave në fuqi, kur çmimi i naftës dhe benzinës kalon kufijtë e përcaktuar me ligj, ndryshon edhe niveli i akcizës.

Me çmimet aktuale, karburantet janë nën ato kufij, ndaj akciza vazhdon të zbatohet në nivelin e plotë.

NJOFTIMI ZYRTAR I BORDIT TË TRANSPARENCËS:

Bordi i Transparencës në datë 13 Maj 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 201 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 189 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 187 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 175 lekë/litër.
????️Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 13 ora 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.
????Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.
????️ Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg.

SQARIM: Referuar Aktit Normativ nr. 1, Datë 3.4.2026 “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, ku është parashikuar, se në rast se çmimi i shitjes me pakicë, për gazoili është më i lartë se 220 lek/litri, apo për benzinën është më i lartë se 200 lek/litri, zbatohet niveli 80% i akcizës. Bazuar në zbatimin e metodologjisë për llogaritjen e çmimeve tavan te shitjes me pakice, çmimet janë nën kufirin e Aktit Normativ nr. 1, datë 3.4.2026, dhe për rrjedhojë niveli i akcizës do të zbatohet i plotë, 100%.