Si Bedri dhe Rogers Rryta pastrojnë miliona euro para të pista! Kartel kompanish dhe kontrabandë, skaner privat doganor, anije, jahte, makina luksoze dhe...

Dosja e SPAK për aferat korruptive dhe grupin kriminal të AKSHI-t ka nxjerrë në pah një linjë të strukturuar të pastrimit të parave të pista, produkt i skemave korruptive, kontrabandës, evazionit fiskal etj.

Bëhet fjalë për Bedri dhe Rogers Rryta, babë e bir, pronar i një rrjeti kompanish me aktivitet të dyshimtë, përfshirë edhe kompaninë Mega Distribution shpk. 

Si Bedri dhe Rogers Rryta pastrojnë miliona euro para të pista! KartelSi Bedri dhe Rogers Rryta pastrojnë miliona euro para të pista! Kartel

Sipas dosjes së SPAK-ut, vetëm përmes një skeme, Bedri dhe Rogers Rryta kanë pastruar përmes kompanisë Mega Distribution rreth 10 milionë euro para korrupsioni të AKSHI-t, duke bërë fatura sikur kanë shitur çokollata dhe biskota. 

Më kontretisht, gjatë viteve 2018, 2020 dhe 2021, Soft & Solution e Ermal Beqirit dhe Fastech e Andis Papa i kanë faturuar rreth 10 milionë euro fiktivisht kompanisë Mega Distribution sikur kanë blerë çokollata dhe biskota. 

Si Bedri dhe Rogers Rryta pastrojnë miliona euro para të pista! Kartel
Ermal Beqiri dhe Andis Papa

Rogers Rryta ka deklaruar në SPAK se ka pasur marrëdhënie tregtare me kompanitë e teknologjisë Fastech dhe Soft & Solution, por se nuk mban mend si ka nisur kjo marrëdhënie kur ai ka qenë administrator i kompanisë së ushqimeve Mega Distribution.

“Lidhur me kreditimet me fonde të vazhdueshme gjatë viteve 2018, 2020 dhe 2021, në shumë totale mbi 10 milionë euro në llogaritë bankare të subjektit të tij, në bankat BKT dhe Credins, në monedhën euro, USD dhe ALL, deklaron se janë pagesa ndaj faturave që bëhen për shitjet. Këto fatura lidhen me shitjen e çokollatave dhe biskotave. Këto fonde janë përdorur për të vazhduar aktivitetin tregtar që ai ka. Nuk ka dijeni për aktivitetin tregtar që kryejnë subjektet ‘Fastech’ sh.p.k. dhe ‘Soft & Solution’ sh.p.k. Nuk njeh shtetasin Ermal Beqiri, nuk ka pasur ndonjëherë marrëdhënie me të. Nuk njeh shtetasin Andis Papa, nuk ka pasur ndonjëherë marrëdhënie me të. Në të njëjtin qëndrim deklaron edhe lidhur me shtetasit Ergys Agasi dhe Mirlinda Karçanaj“, thuhet në dosje. 

Si Bedri dhe Rogers Rryta pastrojnë miliona euro para të pista! Kartel

Pronari i Fastech, Andis Papa fillimisht ka deklaruar se blerjet nga Mega Distribution në masën 10 milionë euro përfaqësonin shërbime teknologjie, por kur është vënë përpara fakteve nga hetuesit e BKH se Mega shiste vetem çokollata dhe biskota ka ndryshuar version. “Siç ju thashë nuk e di mire cfarë kemi blerë. Kemi bërë dhe kontrata me këtë shoqëri. Mbaj mend që ata sillnin produkte nga Turqia“, ka pohuar Papa. Hetimet kanë provuar se blerja 10 milionë euro e çokollatave dhe biskotave ka qenë fiktive, me qëllim qarkullimin dhe pastrimin e parave të vjedhura me tenderat e AKSHI-t.

Lidhjet nga Tirana në Qipro, kompani dhe kontrabandë 

Emri i tij figuron vetëm në një lajm të viteve më parë për rënien dhe falimentimin e City Park, por fijet e tij të biznesit të dyshimtë shtrihen nga Tirana në Qipro, Greqi, Turqi dhe vitet e fundit në Dubai, duke përfshirë edhe një agjenci doganore, skaner privat doganor, anije, jahte, makina luksoze, magazina, vila, pallate, rrjet dyqanesh etj., pra një perandori financiare me baza të dyshimta. 

Bëhet fjalë për Bedri Rryta, bashkëpronarë i perandorisë së falimentuar City Park, bashkëpronar i rrjetit të furrave të bukës Dumrea, biznes i cili qarkullon miliona euro dhe operon pa bilance prej 30 vitesh si dhe pronar i disa dyqaneve në QTU kamufluar me kompaninë JJ Albania.

Si Bedri dhe Rogers Rryta pastrojnë miliona euro para të pista! Kartel

Bedri Rryta është pronar i MEGA DISTRIBUTION, ku përfshihen disa magazina të tregtimit të mallrave industriale ushqimore, elektroshtëpiake, konfeksione, materiale ndërtimi etj., ndërtesa e magazina të shtrira nëpër Tiranë si në autostradën Tiranë-Durrës, City Park, bllokun e magazinave te Rruga Siri Kodra, Kashar, Toptani Shopping Center njësitë tregtare në katin III, dhoma frigoriferike te ish Frigoriferi Tiranë, magazina në Progradec, një flotë me dhjetëra kamionë, madje edhe anije. Ky biznes i themeluar në vitin 2010 nga Ylli Bali ka kaluar tre vite më pas në pronësi të Rogers Rryta, i cili është i biri i Bedri Rrytës për vetëm 10 milionë lekë.

Shitja është abuzive dhe ngrihen dyshime të forta për një skemë masive pastrimi parash. Një biznes me vlerë miliona euro shitet për vetëm 10 milionë lekë.

Nga viti 2013 deri në vitin 2023, Bedri Rryta hedh dhjetëra milionë euro përmes Rogers Rryta në këtë biznes, para që nuk u dihet burimi, por që organet ligjzbatuese si SPAK, BKH, Europol, Drejtoria për Parandalimin e Pastrimit të Parave, shërbimet etj., duhet të tërheqin një fije që shkon nga Tirana në Qipro, vijon në Turqi ku dyshohet për një linjë të paligjshme dhe përfundon në Dubai.

Në vitin 2024, Rogers Rryta e kalon biznesin në emër të Bedri Rryta tashmë për 760 mijë euro.

Pas City Park, MEGA DISTRIBUTION është biznesi kryesor përmes të cilit kanë qarkulluar dhjetëra milion euro me burim të dyshimtë.

Nëntë vite më parë, Bedri Rryta është bërë bashkëpronar i kompanisë TIRANA Shopping CENTER, në pallatin pas ’15-katëshit’ në Tiranë, në fillim të Bulevardit Zogu I, përmes një vlere modeste dhe të rreme, duke fshehur vlerën reale të aseteve.

Bedri Rryta kontrollon edhe kompaninë me aktivitet të dyshimtë dhe që fsheh bilancet ROGERSI – OL, me nipt L64127201A, me zyra në Rrugën Siri Kodra, me objekt import-eksport i artikujve të ndryshem, pikë lavazhi, tregtim i artikujve ushqimore, tregtim i produkteve kozmetike, hapje hotelesh, baresh etj. Kjo kompani fsheh prej 23 vitesh bilancet dhe aktivitetin e saj nën hundën e Tatimeve.

E dyshimtë është edhe veprimtaria e kompanisë së ushqimoreve EMI TRANS SHPK, kompani e cila në vitin 2009 deri në vitin 2018 nisi të qarkullojë miliona euro me burim misterioz. Kapitali i kompanisë u rrit nga 100 mijë lekë në 8.6 milionë euro, duke u pakësuar më pas në 95 mijë euro.

Pronari i kësaj kompanie është Shkelqim Rryta, vëllai i Bedri Rrytës. Shkëlqim Rryta ka qenë ortak në kompaninë Hermes me Arben Ahmetajt, në kërkim ndërkombëtar nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash.

Kompania Hermes, pjesë e dosjes së SPAK për veprimtarinë korruptive rë Arben Ahmetajt, është një histori më vete korrupsioni dhe pastrimi parash, duke nisur me vjedhjen e rreth 50 milionë euro të Albtelekom me impulset telefonike 25 vite më parë.

Ndërkaq, Rogers Rrytës, i cili ka një rrjet dyqanesh veshmbathjesh me burim të dyshimtë, në skenë shfaqet Glen Rryta, nipi i Bedri Rrytës, i cili vepron kryesisht në Turqi. Në emrin e Glen Rrytës dhe D. Jasharit grupi ka vendosur agjencinë doganore. Ky i fundit është goditur nga SPAK për kontrabandë cigaresh. 

Global Agency Services, përmes të cilës kanë mundësuar edhe instalimin e një skaneri privat në dogana, duke kaluar mallrat e tyre. Sipas një raporti sekret të shërbimeve inteligjente dhe një informacioni policor, kjo agjenci përdoret për trafiqe dhe kontrabandë. Për këtë aktivitet kriminal, autoritetet ligjzbatuese angleze referuan një dosje në SPAK. 

Dyqanet Rogers produkt i parave të pista 

Rogers Rryta ka mohuar lidhjet me shtetasit Ermal Beqiri, Andis Papa, Ergys Agasi, Mirlinda Karçanaj, por hetimi ka zbuluar se bizneset e tij kanë qenë pjesë e skemës së pastrimit të parave. Rryta ka në pronësi edhe dyqanet “Rogers” në qendrën tregtare Toptani dhe pranë qendrës tregtare TEG.

Nuk dihet nëse SPAK i ka përfshirë apo këto dyqane në dosjen e tij për të parë origjinën reale të fondeve, faturat apo pronësinë. Burime të besueshmë nga krimi ekonomik thonë se pronari real i këtyre dyqaneve dyshohet të jetë grupi kriminal i AKSHI-t. Nëse këto të dhëna do të rezultonin të vërteta, sekuestrimi i dyqaneve “Rogers” do të ishte hap i pritshëm ligjor nga SPAK. /Marre nga "Prapaskena"