“Më ngacmoi se...” - U denoncua nga pacientja, lirohet nga qelia kirurgu në Korçë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Maj 2026, 14:53
Gjykata e Korçës ka liruar nga qelia, mjeku Nikolla Nunka, ndaj të cilit u caktua masa ‘arrest shtëpie’, pasi akuzohet për veprën penale të ngacmimit seksual.
Sipas burimeve, denoncimi ndaj tij është bërë tre ditë më parë nga një 21-vjeçare nga Korçë, e cila ka kallëzuar rastin pranë organeve të rendit.
Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes, ndërsa ndaj mjekut rëndon akuza për ngacmim seksual, e cila është në shqyrtim gjyqësor.
