VIDEO/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme dhe të nesërme (14 - 15 Maj 2026)

Njihuni parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin evropian.

Moti i paqëndrueshëm përfshin Europën Veriore, Britaninë e Madhe dhe zonën e Alpeve me rrebeshe shiu dhe stuhi, ndërsa Evropa Lindore dhe Ballkani me reshje afatshkurtra.

Njihemi tani me kushtet e motit për sa i përket vendit tonë. Sipas MeteoAlb,priten  kthjellime dhe vranësira të lehta në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në lindje priten reshje lokale. Gjatë natës shtohen vranësirat dhe reshjet. Temperaturat luhaten  nga 4°C deri në 24°C. Era fryn mbi 40 km/h, me dallgëzim 2 ballë.

Shohim tani kushtet e motit në rajon dhe Evropë për ditën e nesërme, një qendër ciklonare në Adriatik sjell reshje shiu dhe stuhi në Ballkan. Pjesa tjetër e Evropës dominohet nga kthjellime dhe temperatura të larta.

Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, priten vranësira dhe rrebeshe shiu, në veri dhe qendër. Pasditja sjell kthjellime të shkurtra, por veriu mbetet me reshje të pakta. Temperaturat luhaten nga 5°C deri në 26°C. Era fryn mbi 50 km/h, me dallgëzim 3 ballë.