“ILIRIA” VJEN SI SHIJE/ Birra e parë shqiptare premium nga Eurolab Internacional

Kjo është “Iliria”, birra e parë shqiptare premium, produkti më i ri i kompanisë Eurolab Internacional Group.

U prezantua në një mbrëmje festive, në praninë e partnerëve, medias, figurave publike dhe përfaqësuesve të biznesit.

“Iliria” është krijuar për të sjellë një standard të ri në tregun vendas dhe për të përfaqësuar identitetin shqiptar përtej kufijve.

E frymëzuar nga trashëgimia ilire dhe e konceptuar për konsumatorin modern, marka synon një brez të ri konsumatorësh dhe një treg pa kufij.

Me një profil të rafinuar shijeje, karakter të pasur malti dhe një balancë elegante, “Iliria” prezantohet si një lager modern që ruan lidhjen me origjinën dhe traditën shqiptare, duke sjellë një eksperiencë autentike dhe bashkëkohore.

"Ju prezantoj Iliria. Më kërkuan të krijoj birrën absolutisht më të mirën. Me përbërësit më të mirë dhe cilësinë më të lartë."

Prezantimi i “Iliria” shënon një moment të rëndësishëm për industrinë shqiptare të birrës, duke sjellë një markë të ndërtuar mbi standarde moderne prodhimi dhe një vizion të qartë për zhvillim rajonal dhe ndërkombëtar.

Marka prezantohet nga Eurolab Internacional Group, një nga kompanitë më të rëndësishme në Evropën Juglindore në shpërndarjen e birrës, pijeve dhe produkteve ushqimore, me prezencë në 10 shtete, partneritete strategjike me kompani globale si Asahi Group Holdings, MHCS, AB InBev, Campari, Antinori, Royal dhe Anheuser-Busch InBev.