“Gjykata e Posaçme nuk është e pavarur"/ Zhllima: Ka ndikim nga prokurorët për shkak të proceseve që kanë bashkë
Në emisionin “Drejt” ishte i ftuar avokati Gylsen Zhllima, i cili komentoi zhvillimet e fundit dhe akuzat që po bëhen ndaj sistemit të drejtësisë në vend, me fokus te Gjykata e Posaçme dhe mënyra e funksionimit të saj.
Ai ngriti shqetësime për mënyrën si, sipas tij, zhvillohen proceset gjyqësore, duke vënë në dyshim pavarësinë e gjykatave dhe raportin e tyre me prokurorinë.
“Gjykata e Posaçme nuk është e pavarur dhe e paanshme. Ka ndikim nga prokurorët për shkak të proceseve që kanë bashkë. Gjyqtarët dhe prokurorët shpesh veprojnë si njerëz që nuk i ndërhyjnë njëri-tjetrit, dhe kjo ndikon në drejtësi.”-tha Zhllima.
Në deklarimet e tij, avokati u ndal edhe te çështje konkrete, përfshirë dosje të trajtuara nga SPAK dhe vendimmarrjen e gjykatave të larta.
“Në disa raste, provat në dosje janë në favor të të hetuarit, por procesi nuk mbështetet gjithmonë vetëm te provat. Gjykata e Lartë, sipas perceptimit tim, është e lidhur me ndikime politike dhe nuk funksionon plotësisht e pavarur.”-shtoi avokati.
Ai shtoi se debati për drejtësinë nuk lidhet vetëm me një çështje apo një person, por me mënyrën si funksionon i gjithë sistemi dhe besimin e publikut te institucionet e drejtësisë.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË "DREJT" NË ORA NEWS:

