VIDEO/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme dhe të nesërme (11 - 12 Maj 2026)
Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin europian.
Ballkani dhe Jugu i Europës mbeten me mot të qëndrueshë dhe temperatura të larta, ndërsa Europa Veriore, Qendrore dhe gadishulli Iberik përfshihen nga reshje shiu dhe stuhi ere.
Njihemi tani me kushtet e motit për sa i përket vendin tonë.
Sipas MeteoAlb, pritet mot i ngrohtë dhe kryesisht i vranët me mundësi për shi në Veri dhe Qendër. Pasditja vijon me kthjellime dhe vranësira të shpeshta.
Temperaturat luhaten nga 7°C deri në 27°C. Era fryn mbi 30 km/h, me dallgëzim 1 ballë.
Kushtet e motit në rajon dhe Europë për ditën e nesërme, një qendër ciklonare sjell shtrëngata dhe stuhi në Europën Qendrore dhe Alpe, ndërsa Ballkani me rrebeshe afatshkurtra. Ndërkohë, Europa Veriore, Lindore dhe gadishulli Iberik mbeten me mot të kthjellët.
Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, te marten priten kthjellime dhe vranësira në të gjithë territorin, ndërsa në veri priten rrebeshe të izoluara. Temperaturat luhaten nga 8°C deri në 28°C. Era fryn mbi 55 km/h, me dallgëzim mbi 3 ballë.
