Grupi i kontrabandës në Portin e Durrësit, roli i dyshimtë i biznesmenit Genc Mata dhe si mbyllen dosjet e trafiqeve
Në vitin 2017, strukturat inteligjente të partnerëve ndërkombëtarë sinjalizuan organet ligjzbatuese shqiptare për një linjë kontrabande cigaresh. Ngarkesa e radhës në Portin e Durrësit ishte me rreth 3 milionë paketa cigare kontrabandë me destinacion tregun europian. Paketat ishin sistemuar në 5 kontenierë. Transporti i cigareve kontrabandë bëhej nga kompania CMA –CGM.
Pas kompanisë së kontrabandës së cigareve qëndronin dy shtetas të huaj Antoine Perraud, dhe Mathaus Carl Jacques Friedberg si dhe biznesmeni shqiptar Genc Mata, pronar i kompanisë së transportit Pelikan, por edhe i disa kompanive të tjera si Albanian Ferries, S. A. D. P., A.D.C SH.A, 3G-SUN, GRABOVA HYDROPOWER, ENERGJIA VALAMARA etj.
Genc Mata dyshohet se kontrollon edhe disa kompani në offshore, të përfshira në pastrim parash, mes të cilave edhe kompaninë Medazov Rosa co Ltd. Me influencë në Portin e Durrësit dhe lidhje të forta me Vangjush Dakon, Ardian Çelën, Pirro Vengun etj., Mata dyshohet se ka shërbyer si nyje lidhëse mes grupit të të huajve dhe kupolës së Portit të Durrësit për kontrabandën e mallrave, deri në vitin 2022, kur është larguar nga kompania e kontrabandës, aksionet në të cilën i kontrollonte përmes kompanisë Pelikani.


Ndërkaq, vetëm turku Semsettin Baysal dhe biznesmeni nga Vlora Sinan Idrizi, që njëherësh është president i sport Klub “Flamurtari” ishin dy njerëzit që u hetuan nga prokuroria e Durrësit, për ngarkesën 3 milionë cigare të kapura kontrabandë në 7 nëntor 2017 në Portin e Durrësit.

Prokurorja e çështjes Enkelejda Xhengo ka shtyrë disa herë me rradhë afatin hetimor të çështjes, por çuditërisht në datën 8 shkurt 2019 iu drejtua gjykatës së rrethit Durrës, duke kërkuar pushimin e hetimeve për dy personat e hetuar Sinan Idrizi dhe Semsettin Baysal.

Pjesë e këtij grupi, që nuk u hetuan fare, përpos Antoine Perraud, dhe Mathaus Carl Jacques Friedberg, dyshohet se janë edhe Philippe Lemonnier, Paul Haeri, Romaine, Josette, Nicole Romanet ep Gueqel, Flavien Jean Roland Leleux, Ermir Maliqati, zyrtarë të Portit të Durrësit dhe doganave.
Në Portin e Durrësit nuk kapem më prej vitesh as ngarkesa kokaine dhe as mallra kontrabandë, me përjashtim të rasteve kur sinjalizimi vjen nga shërbimet partanere dhe institucionet ligjzbatuese shqiptare janë të detyruara të veprojnë./Prapaskena
