Nënstacioni “Elbasani 3” drejt finalizimit/ Ministri Karakaçi inspekton projektin i cili do furnizojë qytetin me energji elektrike

Është inspektuar nënstacioni elektrik “Elbasani 3”, një projekt i Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST), i cili konsiderohet me rëndësi strategjike për furnizimin me energji elektrike në zonën e Elbasanit dhe më gjerë.

Gjatë inspektimit ka qenë i pranishëm edhe përfaqësues i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaci, së bashku me drejtues të OST-së.

Sipas autoriteteve, ky projekt synon të forcojë rrjetin e transmetimit dhe të rrisë sigurinë e furnizimit me energji elektrike, duke përmirësuar kapacitetet në një zonë me kërkesë të lartë energjie.