Aksident në Vlorë/ Makinë përplas motorin, drejtuesi i plag*sur dërgohet me urgjencë në spital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Maj 2026, 16:37
Në qytetin e Vlorës ka ndodhur një aksident rrugor ku një automjet është përplasur me një motor që ishte në lëvizje.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit ka mbetur i lënduar.
Ai ka marrë ndihmën e parë në vendngjarje dhe më pas është transportuar me urgjencë drejt spitalit për trajtim mjekësor.
Në vendin e aksidentit ka mbërritur policia, e cila ka bërë sigurimin e zonës dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.
