Aksident në zonën e Lumit të Vlorës/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanalin pranë Gjormit

Një aksident rrugor ka ndodhur në zonën e Lumit të Vlorës, pranë fshatit Gjormë, ku një automjet ka dalë nga rruga.

Sipas të dhënave paraprake, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin, dyshohet për shkak të shpejtësisë së lartë.

Makina ka përfunduar në kanalin anësor dhe është përplasur me një bordurë betoni.

Si pasojë, shoferi ka marrë lëndime të lehta dhe ka marrë ndihmën e parë në vendngjarje. Automjeti ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale.

Policia po punon për të sqaruar rrethanat e aksidentit.