VIDEO/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme dhe të nesërme (5 - 6 Maj 2026)

Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin evropian.

Pjesa më e madhe e Evropës dominohet nga mot i qëndrueshëm, me diell dhe temperatura të larta. Përjashtim bëjnë Evropa Qendrore dhe rajoni i Baltikut, ku priten reshje të dendura shiu dhe stuhi për shkak të një qendre ciklonare.

Njihemi tani me kushtet e motit për sa i përket vendit tonë. Sipas MeteoAlb, mot i kthjellët paraqitet në bregdet dhe zonat e ulëta, me vranësira të pakta në zonat malore dhe pa reshje.

Temperaturat luhaten nga 4°C deri në 25°C. Era fryn me 35km/h, me dallgëzim 1 ballë.

Shohim tani kushtet e motit në rajon dhe Evropë për ditën e nesërme, një front i ftohtë përfshin Evropën Qendrore me rrebeshe shiu, breshër dhe erëra të forta, ndërsa pjesa tjetër e kontinentit vijon me mot të kthjellët dhe të ngrohtë.

Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme.

Sipas MeteoAlb, vijon moti i kthjellët dhe i ngrohtë në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në zonat verilindore dhe juglindore priten vranësira me mundësi të pakta shiu.

Temperaturat luhaten nga 5°C deri në 25°C. Era fryn mbi 40km/h, me dallgëzim deri në 2 ballë.