Salianji për lëvizjen e tij: Ngjallëm shpresë, për 5 muaj tronditëm sistemin e kalbur!

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar me një video-postim në rrjetet sociale, duke ia dedikuar lëvizjes së tij politike këto pesë muaj, ndërsa thekson se atë që bënë së bashku gjatë kësaj periudhe  nuk e kishin bërë dot të tjerët në 36 vite.

Ai falënderoi të gjithë demokratët që e mbështetën me qëllim të të reformohej Partia Demokratike e që të ndryshonte sistemi.

Miq, 5 muaj mjaftuan për të bërë atë që të tjerët s’e bënë në 36 vite: të trondisim sistemin e kalbur, të ngjallim shpresë!

Lëvizja jonë është më e fortë se çdo regjim.

Është fillimi i fundit të sistemit të vjetër!