VIDEO/ Peleshi takon presidentin e Senatit të Belgjikës në Danimarkë: Shqipëria, me ritme të shpejta drejt familjes europiane

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi gjatë qëndrimit në Danimarkë, zhvilloi një takim edhe presidentin e Senatit të Belgjikës, Vincent Blondel.

Peleshi theksoi se, në këtë takim u diskutua për vijimin e koordinimit dhe mbështetjes në rrugën drejt Bashkimit Europian.

“Shqipëria mbetet ndër vendet pararendëse mes kandidatëve, me vizion të qartë, vullnet të palëkundur dhe ritme të shpejta drejt familjes europiane”, u shpreh Peleshi në një postim në rrjetet sociale.

Peleshi nënvizoi se, “së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, do të kontribuojmë si një vlerë e shtuar për një Europë më të madhe, më të sigurt dhe më të fortë”.