SKANDALI I FESTAVE NË BURGJE/ Berisha ndan pamje nga 'birucet' e Fushë-Krujës: Këta janë kriminelët e partisë

Video të publikuara nga burgu i Durrësit ku shfaqen disa të dënuar, mes tyre edhe Lul Berisha, duke konsumuar alkool në qeli dhe duke pasur sende të tjera të ndaluara, kanë tërhequr vëmendjen e mediave.

Kryetari i Sali Berisha e ka cilësuar këtë situatë si skandal gjatë një konference për shtyp, duke shtuar se raste të ngjashme nuk janë të izoluara.

Ai ka publikuar gjithashtu një tjetër material që, sipas tij, vjen nga burgu i Fushë-Krujës, ku shihen shishe me pije alkoolike, shampanjë dhe produkte ushqimore.

Në deklarimet e tij është përmendur edhe trajtimi i ish-presidentit Ilir Meta në ambientet e paraburgimit dhe në sallën e gjyqit, duke ngritur shqetësime për standardet e trajtimit të të paraburgosurve.

Pas takimit me mediat, Berisha ka zhvilluar edhe një mbledhje me drejtuesit e Partisë Demokratike, ku është diskutuar vijimi i protestave. Ai ka bërë të ditur se protestat do të vazhdojnë dhe do të mbështeten edhe në raportet e Bashkimit Europian për situatën në vend.