Berisha mbledh Kryesinë: Vazhdoni me anëtarësimet e reja

Kryedemokrati Sali Berisha ka mbledhur sot Kryesinë në selinë e PD, ku u ka dhënë direktivat për vijimin më tej me anëtarësime të reja.

“Këtë periudhë që na ka mbetur është e domosdoshme që kryengritja paqësore e datës 8 të jetë më e fuqishmja. Jemi në muajin elektoral, zgjedhjet në tërësi kanë ecur, ka pasur probleme në ndonjë vend të cilat po zgjidhen në mënyrë demokratike.

Por duhet të ngremë një grup për përgatitjen e Kuvendit Kombëtar të PD.

Grupet e punës tani duhet të finalizojnë punët e tyre. Duhet të vazhdojmë me përpjekje për anëtarësime të reja, hapje të PD, modernizimin e PD. Këto do jenë drejtimet më themelore tona”, tha ai.