TË GJITHË TË KËNAQUR! Qeveria dhe PD vlerësojnë raportin evropian dhe deklarojnë se morën mbështetje

Nga raporti i Komisionit Evropian duket se kanë dalë të kënaqur si nga mazhoranca dhe nga opozita por duke e parë nga kënde të ndryshme. Për qeverinë dokumenti vlerëson reformat e ndërmarra, ndërsa për opozitën aty dalin shkeljet e shumicës parlamentare.

Presidenti Bajram Begaj ka vlerësuar raportin e Komisionit për Punët e Jashtme në Parlamentin Europian për Shqipërinë duke e konsideruar si mbështetës në reformat drejt be. Më tej në deklaratë kreu i shtetit thekson angazhimin e plotë për anëtarësimin

Edhe nga Qeveria raporti konsiderohet si konfirmim i padiskutueshëm i përparimit të qëndrueshëm dhe të angazhimit të Shqipërisë drejt BE. Madje në deklaratën e ministrit të Jashtëm Ferit Hoxha thuhet se në dokument ofrohet një pasqyrë e plotë, objektive dhe e balancuar mbi ecurinë e procesit të negociatave, thellësinë e reformave të ndërmarra dhe përputhjen e qëndrueshme të politikës së jashtme me atë të Bashkimit Evropian.

Ashtu si në dokumentet më të fundit të institucioneve evropiane, Shqipëria vlerësohet si një ndër vendet pararojë në procesin e zgjerimit.

Rezoluta vlerëson gjithashtu ambicien e Shqipërisë për të përmbyllur negociatat deri në vitin 2027, duke reflektuar një mirëkuptim të përbashkët se vendi ynë ka hyrë në një fazë vendimtare të procesit të anëtarësimit. Rezoluta identifikon natyrshëm edhe fusha dhe aspekte ku kërkohen përpjekje të mëtejshme, të cilat janë pjesë e vetë procesit të zhvillimit të vendit dhe procesit të negociatave.

Edhe nga kampi opozitar vlerësohet se raporti i KE është i saktë dhe sipas Sali Berishës denoncon mazhorancën. Po ashtu ai pranon se aty ka dhe detyrime që i lihen opozitës

Raporti do ti dorëzohet zyrtarisht krerëve të institucioneve shqiptare ku do të kërkohet zbatimi i rekomandimeve