RAPORTI, Berisha: Edhe Parlamenti Europian konstaton se zgjedhjet u zhvilluan në kushtet e partisë-shtet
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një konferencë me gazetarët, ku deklaroi se edhe Parlamenti Europian konstaton se zgjedhjet u zhvilluan në kushtet e partisë-shtet.
DEKLARATA E BERISHES
Sapo është votuar në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian, raporti i këtij komisioni për Shqipërinë. Keni parasysh se ky komision solli në Shqipëri një mision faktmbledhës, rast tepër i veçantë.
Pra, anëtarët e komisionit, të cilët natyrisht disponojnë informacione të shumëanshme të burimeve diplomatike të komisionit dhe vendeve anëtare, e panë të domosdoshme ardhjen ne tyre direkt në Shqipëri për të parë gjërat në vend.
Me këtë rast, unë dua t’i falënderoj anëtarët e komisionit sepse raporti votohet nga 180 anëtarë a më shumë të cilët përfaqësojnë të gjithë spektrin e Parlamentit Evropian.
Për shembull, raporteri për Shqipërinë, zoti Andrea Schieder është i grupit të socialistëve.
Por mendoj se kemi të bëjmë me një raport jashtëzakonisht të çmuar, objektiv, i cili ka bërë diagnozën e plotë të problematikave me të cilat përballet vendi dhe përveç kësaj ka edhe rekomandime të vyera, të çmuara për narkoqeverinë natyrisht, por ka rekomandime edhe për opozitën, pa diskutim.
Ndaj dhe unë jam sot këtu në emër të PD për t’u angazhuar për të plotësuar të gjitha rekomandimet e këtij komisioni, i cili është komisioni që përfaqëson BE-në në të gjitha marrëdhëniet me vendet kandidate, me vendet jokandidate, me Europën dhe botën.
Ky është një dokument shumëfaqesh.
Domethënë, ky raport shkon në 29 faqe.
Dhe unë sapo e mora raportin, por ajo çka, si opozitë na intereson më shumë se çdo gjë tjetër, vlerësoj se ka pasur trajtimin më serioz dhe më të gjerë.
Kështu, pasi thotë në pikën 2 se mban shënim, pra ka kuptim kjo, ka qenë i mirëpritur më përpara, tani mban shënim se hija e zezë e Edi Ramës dhe Lubi Ballukut është në çdo rresht të këtij raporti.
Mban shënim ambicien e Shqipërisë për të mbyllur negociatat e pranimit në fund të vitit 2027 dhe mirëpret progresin e bërë në vitet e fundit.
Thekson nevojën për të garantuar zbatimin e legjislacionit. Pra, nuk do letra të vdekura, ligje si letra të vdekura, do ligje të zbatuara. Tani, pika 3, shënon ose konstaton se raporti i Komisionit dhe OSBE/ODIHR vlerësojnë se kuadri ligjor elektoral i Shqipërisë është gjerësisht i përshtatshëm për të zhvilluar zgjedhje kompetitive.
Ndonëse, rithekson shqetësimet e lidhura me fushën jo të barabartë, keqpërdorimin e burimeve administrative, shuarjen e linjës midis institucioneve shtetërore dhe strukturave partiake.
Kur shuhen linjat midis institucioneve shtetërore dhe strukturave partiake, nuk ka më zgjedhje.
Prandaj, dhe unë u bëj thirrje qytetarëve, të realizojnë se këto tre fraza, këto tre rreshta, flasin për shqiptarët dhe mbarë botën se në Shqipëri zgjedhjet u zhvilluan në kushtet e partisë-shtet.
Dhe ata që flasin, që sulmojnë opozitën, nuk bëjnë gjë tjetër veçse verbërisht mbështesin farsën ne organizuar nga qeveria.
Edhe njëherë, ky është raporti më serioz që bazohet në raportin e OSBE/ODIHR dhe të parlamentarëve të Parlamentit Europian që vëzhguan zgjedhjet.
Dhe kanë qëndruar në tezën se zgjedhjet u zhvilluan në kushtet e partisë-shtet.
Zgjedhjet në kushtet e partisë-shtet janë farsë dhe vetëm farsë.
Imagjinoni, në variantin klasik, zgjedhjet në kushtet e partisë-shtet janë ato që zhvillohen në diktaturat totalitare, pa pluralizëm, por zgjedhjet në kushtet e partisë-shtet janë ato që zhvillohen në autokracitë elektorale apo diktaturat autoritare, në të cilat shteti përdor çdo mjet për të rrëmbyer zgjedhjet, pra rikthen modelin e partisë-shtet.
U karakterizuan nga akuza për blerje vote. Presione mbi votuesit.
Tani, jemi këtu. Përsëri për çdo qytetar, ditën e votimit në Durrës, një koleg i juaj, ç’është e vërteta i një medie që unë e kritikoj me pasion, se e meriton... Osman nuk e kam fjalën unë për Fanen, jo se më pe menjëherë, është BIRN, por kanë meritën e madhe se në Xhafzotaj, kur pa se xhelati i votave Elvis Doçi terrorizonte qytetarët, atë ditë patën guximin të shkruajnë se këtu votat po dikton organizata kriminale.
Pra, siç e shihni, mishërohen në këtë raport, të gjitha tezat themelore të farsës elektorale.
Dhe për rrjedhojë bën thirrje mazhorancës dhe opozitës të vazhdojnë në mënyrë konstruktive dhe gjithëpërfshirëse reformën elektorale. Ne jemi angazhuar për këtë.

