PD NË ZGJEDHJE/ Kaso: Berisha i vetmi kandidat, asnjë ankesë në Komisionin e Apelimit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Maj 2026, 18:01
Kryesia e PD diskutoi këtë të martë detajet e organizimit të protestës së 8 majit.
Në përfundim, Ivi Kaso nuk dha detaje, por tha se u diskutua edhe për Kuvendin e 30 majit, për ndryshimet në statut dhe procesin e votimit të kryetarit.
Ai sqaroi gjithashtu edhe një herë arsyen pse Sali Berisha është kandidat i vetëm.
Duke iu referuar ankimit në gjykatë të Mereme Selës, Kaso u shpreh se ajo nuk ka as eksperiencën për të njohur strukturat e PD.
Sipas selisë blu, pas verifikimit të dosjeve nga Komisioni i Organizimit të Zgjedhjeve, asnjë nga katër kandidatët që donin të sfidonin Berishën nuk ka ngritur pretendime në Komisionin e Apelimit.

