5 viktima dhe dhjetëra aksidente brenda tre ditësh/ Kola: Ngjarja e Durrësit tregoi se asnjëri prej nesh s'është i sigurt
E ftuar në emisionin “Drejt” në Ora News ishte gazetarja Denada Kola, e cila foli për situatën e rënduar të sigurisë rrugore në vend, pas aksidenteve të fundit që kanë sjellë viktima dhe të plagosur.
Ajo e lidhi këtë situatë me përsëritjen e ngjarjeve të ngjashme dhe mungesën e masave efektive për parandalim.
“Ngjarja e djeshme na tregoi edhe një herë se asnjëri prej nesh nuk është i sigurt në rrugë. Këto raste përsëriten dhe krijojnë një ndjesi të fortë pasigurie.”-tha Kola.
Ajo solli në vëmendje edhe një rast të mëparshëm në Tiranë, ku këmbësorë me fëmijë rrezikuan jetën në vijat e bardha.
“Raste të tilla ndodhin shpesh. Një qytetar mund të jetë duke kaluar rrugën me fëmijën dhe përballet me rrezik të drejtpërdrejtë nga drejtues të papërgjegjshëm.”-u shpreh gazetarja.
Sipas saj, vetëm fundjavën e fundit janë regjistruar dhjetëra aksidente, me pesë viktima dhe rreth dhjetë të plagosur në rrugët e vendit.
Ajo theksoi se situata kërkon ndërgjegjësim më të madh individual dhe reagim më të fortë institucional për të shmangur përsëritjen e tragjedive në rrugë.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË "DREJT" NË ORA NEWS:

