“Bisha” i dehur dhe tragjedia që mund të shmangej/ Kuvendi 1 minutë heshtje për dy fëmijët, paralajmërohen ndryshime në Kodin Rrugor
Kuvendi përkujtoi me një minutë heshtje dy fëmijët që humbën jetën në Durrës, pasi u përplasën nga një makinë që drejtohej nga një i dehur.
Ngjarja tragjike ka ngjallur zemërim dhe thirrje për reagim, përballë së cilës mazhoranca paralajmëroi ndërhyrje në Kodin Rrugor.
Sipas dëshmive të banorëve, shkaktari i aksidentit në Durrës e cilësonte veten “Bisha”, por raste të ngjashme ka thuajse në çdo lagje. Për këtë arsye, thirrja për Policinë e Shtetit ishte e drejtpërdrejtë.
Policia e Durrësit pranoi se 57-vjeçarit i ishte pezulluar dy herë leja e drejtimit ndër vite, ndërsa sipas banorëve ai ishte kthyer në shqetësim për sjelljen në rrugë.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e lidhi mosarrestimin e tij me ndikim politik.
Eksperti i sigurisë rrugore, Gëzim Hoxha, në një intervistë për Ora News, propozoi masa më të forta ndaj shoferëve me sjellje të rrezikshme.
Përmirësimi i sinjalistikës rrugore dhe lufta ndaj abuzimeve në pajisjen me leje drejtimi janë disa nga rekomandimet e ekspertëve për të shmangur ngjarje të tilla.

