Hoxha: Raportet e aksidenteve rrugore bëhen nga ish-punonjës uzinash, shifrat nuk janë reale

Shifrat alarmante të aksidenteve rrugore në vend fshehin pas një tjetër skandal: mungesën e të dhënave të sakta dhe një sistem ekspertize të korruptuar, ku analizat e ngjarjeve fatale kryhen nga persona jokompetentë.

Gëzim Hoxha, ekspert aksidenteve u tha në "Ora News" se ekziston një diskordancë e thellë mes statistikave të ofruara nga institucione të ndryshme, si INSTAT dhe Spitali i Traumës, çka tregon se të dhënat zyrtare janë të pasakta dhe jo të plota.

Sipas tij, INSTAT regjistron vetëm të vdekurit dhe të plagosurit, duke lënë jashtë një gamë të gjerë informacionesh thelbësore si dëmet materiale, shkallën e lëndimeve, statusin e drejtuesve të mjeteve (me apo pa leje drejtimi) apo nëse viktimat ndërrojnë jetë më vonë si pasojë e plagëve të marra. Kjo mungesë e thelluar e të dhënave e bën të pamundur kryerjen e studimeve serioze për të kuptuar shkaqet reale të aksidenteve.

" Javën që kalojmë, nëse s'gaboj, kanë humbur jetën nja pesë persona. Tani jemi në një diskordancë, sepse çfarë ndodh?

Për shembull, nëse do të shikojmë shifrat e INSTAT-it, janë të tjera dhe nëse do t'i drejtohemi spitalit të Traumës, janë të tjera. ka shifra të tjera.

Pra, tregon që INSTAT-i nuk i ka shifrat e sakta. Jo vetëm për këtë, po duhet të ndajmë njëherë mendimin dhe konceptin se ç'është, çfarë do të konsiderojmë aksident dhe çfarë nuk do të konsiderojmë aksident.

Sepse, edhe një personi që i dëmtohet automobili i tij, edhe ai ka një kosto të caktuar.

Pra, duhet evidentuar gjithçka. INSTAT-i, nëse s'gaboj unë ka vetëm nja tre kollona aty.Thotë, të vdekur, të plagosur.

Po dëmtimet materiale sa janë? Po dëmtimet e lehta sa janë? Sa prej këtyre kanë vdekur më vonë?

Sa kanë qenë pa leje drejtimi? Sa kanë qenë me leje drejtimi? Sa s'kanë qenë në moshën e duhur?

Pra, kërkohet një gamë shumë e gjerë e këtyre. Pra ne nuk kemi studime, për hir të vërtetës, sepse s'kemi të dhëna.

Këto të dhëna nuk i kërkon askush. Dhe është gjetur një zgjidhje tashmë, mendoj që është korruptive, që thuhet fajin e kanë, drejtuesit drejtuesit e mjeteve.

Jo, po nuk është e vërtetë, automobili quhet. Ose ose shkaktarët kryesorë të aksidenteve.

Po mirë, kush i bën këto konkluzione? Këto konkluzione nuk i bëjnë ekspertë të fushës së automjeteve.

Ligji kërkon t'i bëjnë ekspertët e fushës së automjeteve. Ata i bëjnë ekspertë që kanë mbaruar për konstruksione dhe thonë jemi ekspertë.

I bëjnë ata që kanë mbaruar për degën industri pra, që këtu ne na fillon çaleca.

Dhe meqënëse këtu është një, i janë mbyllur fabrikat dhe uzinat dhe këta njerëz kanë ngelur pa punë, janë turrur tash dhe thonë jemi ekspertë.

Dhe këta caktohen nga oficerët e policisë gjyqësore, bëjnë me demek ekspertizën, sepse këta nuk kanë hyrë, nuk janë në profesionin e tyre, këta kanë hyrë aksidentalisht dhe këta po ndjekin lekun.

Dhe si të tillë, sjellin dhe të dhëna të gabuara. Pra, ne nuk e kuptojmë asnjëherë gjendjen reale.

Pra unë kam ndeshur shumë qytetarë, sepse ne kemi Shoqatën Kombëtare në Ndihmë të Aksidentuarve, kam ndeshur shumë qytetarë që vijnë dhe ankohen pikërisht për këtë gjë.

Thotë, oficeri i policisë gjyqësore nuk caktoi specialistë me njohuri të posaçme siç e parashikon ligji nenin 179, dhe neni 224 që duhet të ketë mbi 10 vjet përvojë, por caktoi një thotë që unë e njoh që kam punuar në uzinë me të thotë, ai ka, ai prodhonte thotë gëzhoja fishekësh", u shpreh Hoxha.

Ndiqni intervistën e plotë: