Incident i rrezikshëm në Kanalin e La Manshit/ 106 persona nxirren gjallë nga mjeti i dëmtuar
Rojat bregdetare franceze kanë shpëtuar 106 persona që po udhëtonin me një mjet të vogël lundrues, i cili pësoi defekt gjatë përpjekjes për të kaluar Kanalin e La Manshit.
Sipas raportimeve, mjeti u pikas të shtunën dhe emigrantët u transferuan në një anije shpëtimi, për t’u dërguar më pas në Kale në orët e para të së dielës.
Ndërhyrja e parë u bë për të ndihmuar shtatë persona që kishin vështirësi në det, mes tyre edhe një grua që humbi ndjenjat dhe u transportua me helikopter.
Në një operacion tjetër të ndarë u shpëtuan edhe gjashtë persona të tjerë, duke e çuar numrin total të të shpëtuarve në 119.
Ky incident ndodh pak ditë pas marrëveshjes mes Britanisë dhe Francës me vlerë 662 milionë paund, që synon të ulë numrin e kalimeve të rrezikshme përmes Kanalit.
Sipas të dhënave zyrtare, nga fillimi i vitit 2026 deri më 22 prill, mbi 6 mijë persona kanë kaluar Kanalin e La Manshit me mjete të vogla, megjithëse kjo shifër është më e ulët krahasuar me vitin e kaluar.

