Melania Trump kërkon ndërhyrjen e ABC-së pas shakasë së Jimmy Kimmel

Melania Trump ka reaguar ashpër ndaj moderatorit të njohur Jimmy Kimmel, pas një shaka të bërë gjatë emisionit të tij, duke i kërkuar rrjetit ABC të ndërhyjë dhe të marrë masa.
Ngjarja lidhet me një parodi të realizuar gjatë White House Correspondents' Association Dinner 2026, ku Kimmel bëri një koment për Zonjën e Parë që u konsiderua nga ajo si ofendues dhe i papërshtatshëm.
Në reagimin e saj në rrjetin social X, Melania Trump e cilësoi deklaratën si “të rrezikshme dhe të papranueshme”, duke theksuar se nuk bëhet fjalë për humor, por për fjalë që sipas saj thellojnë ndarjet politike në vend.
Ajo gjithashtu i kërkoi ABC-së të mbajë qëndrim dhe të reagojë ndaj situatës, duke vënë në pikëpyetje lejimin e këtyre komenteve në ekran.
Deklarata e saj ka hapur debat të gjerë mbi kufijtë e humorit politik dhe përgjegjësinë e mediave në Shtetet e Bashkuara.