Sulmi në darkën e gazetarëve të Shtëpisë së Bardhë, hetimet për autorin Cole Tomas Allen

Autoritetet amerikane po vijojnë hetimet për sulmin me armë të ndodhur gjatë darkës së White House Correspondents' Association Dinner 2026, ndërsa fokus kryesor mbetet zbardhja e motiveve të të dyshuarit Cole Tomas Allen.

Sipas hetuesve, Allen, 31 vjeç nga Kalifornia, i cili ka punuar si mësues dhe zhvillues lojërash ka dërguar një mesazh familjar para ngjarjes, ku kërkonte falje dhe shprehte pakënaqësi politike, duke thënë se nuk priste falje.

Autoritetet po shqyrtojnë gjithashtu aktivitetin e tij në rrjetet sociale dhe deklaratat e mëparshme, ndërsa dyshohet se ai ishte radikalizuar në muajt e fundit.

Sipas të dhënave hetimore, ai udhëtoi nga Kalifornia drejt Uashingtonit dhe hyri në hotelin ku po zhvillohej eventi, i armatosur, përpara se të përpiqej të kalonte sigurinë.

Gjatë ngjarjes, një agjent i shërbimit sekret u plagos lehtë, ndërsa i dyshuari u neutralizua dhe u arrestua menjëherë nga forcat e sigurisë.

Hetimet vijojnë për të përcaktuar plotësisht motivin dhe rrethanat e sulmit.