Shkeli ndalimin e rikthimit në Itali dhe u gjet me a*më në banesë, arrestohet shqiptari 51-vjeçar
Një shtetas shqiptar 51-vjeçar është arrestuar nga policia në Itali, pasi dyshohet se ka shkelur ndalimin për rikthim në territor, të vendosur pas një urdhri dëbimi të mëparshëm.
Sipas autoriteteve në Manduria, provinca e Tarantos, ai ishte dëbuar më herët nga Italia dhe ishte kthyer në vendin e tij të origjinës, por më pas dyshohet se është futur sërish ilegalisht në territorin italian.
Policia ka bërë të ditur se 51-vjeçari njihej më parë për precedentë penalë të lidhur me vepra për pronën dhe drogën.
Pas disa ditësh hetimesh, ai është gjetur në një shtëpi në një zonë rurale të izoluar pranë Mandurias.
Gjatë kontrollit në banesë, efektivët kanë sekuestruar edhe një pistoletë, që ka rënduar më tej situatën e tij ligjore.
Ai është arrestuar dhe është dërguar në burgun e Tarantos, ndërsa hetimet për rastin vijojnë.

