Rubio: Irani kërkon marrëveshje me SHBA-në, por bisedimet varen nga armët bërthamore
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, ka thënë se Irani po kërkon një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara, ndërsa bisedimet mbeten të lidhura kryesisht me çështjen e programit bërthamor.
Në një intervistë për Fox News, ai tha se Teherani po përpiqet të dalë nga situata e vështirë në të cilën ndodhet, duke shtuar se kushti kryesor i Uashingtonit është që Irani të mos arrijë të zhvillojë apo të sigurojë armë bërthamore.
Rubio foli edhe për gjendjen ekonomike në Iran, duke thënë se problemet ekzistuese janë përkeqësuar dhe situata e brendshme mbetet e vështirë.
Sipas tij, çdo marrëveshje e mundshme duhet të përmbajë garanci të qarta që e ndalojnë përfundimisht Iranin nga zhvillimi i armëve bërthamore në të ardhmen.
Bisedimet mes dy vendeve vijojnë të mbeten të hapura, por ende pa një marrëveshje konkrete.

