Teherani hap derën për dialog? Araghchi konfirmon shqyrtimin e kërkesës amerikane
Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka thënë se Teherani po shqyrton kërkesën e Presidentit amerikan Donald Trump për rifillimin e negociatave mes dy vendeve.
Sipas tij, kjo kërkesë vjen në një moment kur Shtetet e Bashkuara nuk kanë arritur objektivat e tyre në raport me Iranin. Araghchi ka lënë të kuptohet se nisma për bisedime ka ardhur nga Uashingtoni.
Nga ana tjetër, Trump ka deklaruar se Irani mund të kontaktojë nëse dëshiron të negociojë dhe se SHBA janë të hapura për dialog.
Gjatë një vizite në Rusi, Araghchi ka thënë se Irani mbetet i qëndrueshëm dhe i fortë pavarësisht tensioneve me SHBA dhe Izraelin, duke shtuar se vendi ka treguar forcën e tij në këtë situatë.
Ai ka vlerësuar edhe bashkëpunimin me Rusinë, duke theksuar se marrëdhëniet mes Teheranit dhe Moskës do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.
Deri tani, Irani nuk ka dhënë një vendim përfundimtar për nisjen e negociatave.

