Von der Leyen: Sanksionet ndaj Iranit nuk hiqen pa ndryshime thelbësore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Prill 2026, 17:31
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar se është ende herët për heqjen e sanksioneve ndaj Iranit.
Ajo u shpreh në Berlin se heqja e tyre do të ishte e parakohshme, duke kujtuar se sanksionet janë vendosur për shkak të situatës së brendshme në Iran dhe trajtimit të popullsisë nga autoritetet atje.
Von der Leyen shtoi se çdo lehtësim i masave mund të merret në konsideratë vetëm nëse në Iran ndodh një ndryshim i thellë dhe i qëndrueshëm në drejtim të reformave.
