Afganistani dhe Pakistani shkëmbejnë sulme, viktima dhe dhjetëra të plagosur
Përleshjet në kufirin mes Afganistanit dhe Pakistanit janë përshkallëzuar sërish, duke shkaktuar viktima dhe të plagosur në të dyja anët, pavarësisht një armëpushimi të arritur më herët.
Sipas autoriteteve lokale në Afganistan, sulme me raketa të kryera nga Pakistani në provincën Kunar kanë lënë të vrarë të paktën tre persona dhe kanë plagosur 45 të tjerë, mes tyre edhe fëmijë.
Nga ana tjetër, në Pakistan raportohet për të plagosur civilë si pasojë e shkëmbimeve me armë zjarri në zonat kufitare.
Burime lokale bëjnë me dije se përplasjet më të forta janë regjistruar në Uaziristanin Jugor dhe pranë pikës kufitare “Friendship Gate”, ku më herët është raportuar edhe vrasja e një fëmije në afërsi të Spin Boldak.
Pas këtyre incidenteve, janë regjistruar përplasje të reja mes forcave kufitare afgane dhe pakistaneze në disa zona të vijës kufitare.

