Aksident i rëndë në hyrje të tunelit të Llogarasë/ Barrierat metalike depërtojnë brenda automjetit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Prill 2026, 19:31
Një aksident i rëndë është regjistruar në hyrje të tunelit të Llogarasë, në aksin Orikum-Himarë.
Sipas të dhënave paraprake, një automjet që po udhëtonte drejt Himarës është përplasur me barrierat metalike anësore të rrugës.
Nga goditja e fortë, mbrojtëset kanë depërtuar në pjesën e përparme të mjetit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.
Shoferi ka mbetur i lënduar dhe është transportuar drejt spitalit për ndihmë mjekësore.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

