Tentoi të fusë dr*gë në burgun e Durrësit/ Kapet me doza të fshehura në trup gjatë takimit me të paraburgosurin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Prill 2026, 15:24

Një tentativë për futjen e sendeve të ndaluara është parandaluar në IEVP Durrës gjatë orëve të mesditës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:50, kur gjatë kontrollit të familjarëve që hynin për takime, është kapur një shtetas me inicialet E. V. Ai kishte ardhur për të takuar një të paraburgosur me të njëjtat iniciale.
Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjetën të fshehura në trup dy qese të vogla të mbështjella me natriban, të cilat dyshohet se përmbajnë lëndë narkotike. Sendet janë sekuestruar menjëherë.
Pas rastit, janë kryer veprimet e nevojshme procedurale dhe është njoftuar Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve për vijimin e hetimeve.
