Apartamenti përfshihet nga zjarri në Elbasan, tymi përhapet në gjithë ndërtesën

Një apartament është përfshirë nga flakët pasditen e së hënës në lagjen “Dyli Haxhire” në Elbasan.

Sipas pamjeve nga vendngjarja, nga banesa ka dalë tym i zi që është përhapur edhe në pjesë të tjera të pallatit.

Zjarrfikëset janë nisur menjëherë drejt zonës për të bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Deri tani nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa autoritetet po punojnë për sqarimin e rrethanave.