Zbulohet foleja e krimit në Durrës, arrestohen organizatorja dhe 2 kolumbianet!

Policia e Durrësit ka goditur një aktivitet të paligjshëm prostitucioni në lagjen nr. 1 të qytetit.

Sipas njoftimit zyrtar, u arrestua në flagrancë organizatorja e veprimtarisë, shtetasja kolumbiane M. L., 26 vjeçe.

Gjithashtu, u vunë në pranga edhe dy gra të tjera, A. G., 33 vjeçe dhe B. A., 26 vjeçe, të dyja me shtetësi kolumbiane, për ushtrim prostitucioni.

Në vijim të hetimeve, u proceduan penalisht në gjendje të lirë edhe tre persona të tjerë, të dyshuar për përfshirje në këtë veprimtari.

Gjatë aksionit, si prova materiale u sekuestruan tre pasaporta të shtetaseve të arrestuara, një shumë parash e dyshuar e përfituar nga prostitucioni, një leje drejtimi dhe tre aparate celularë.