Punimet në aksin Kthesa e Bërdicës-Ura e Bahçallëkut/ Ministri Karakaçi kërkon përshpejtim para sezonit turistik

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, ka inspektuar punimet në segmentin rrugor Kthesa e Bërdicës-Ura e Bahçallëkut në Shkodër.

Gjatë vizitës në terren, ai kërkoi që punimet të përshpejtohen, duke marrë parasysh nisjen e sezonit turistik dhe rritjen e fluksit të automjeteve në këtë zonë.

Ai tha se është kërkuar nga kontraktorët që të rrisin ritmin e punës, ndërsa paralelisht po diskutohet edhe një plan i ri për menaxhimin e trafikut në bashkëpunim me policinë.

Sipas autoriteteve, synohet që gjatë verës të ketë më pak problematika në qarkullim dhe lëvizje më të lehtë për drejtuesit e mjeteve në këtë segment të rëndësishëm rrugor.