Aksidenti i rëndë në Librazhd-Elbasan/ Policia jep detajet: Humb jetën shoferi kinez...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Prill 2026, 16:11
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur rreth orës 14:50 në aksin Librazhd-Elbasan.
Sipas të dhënave paraprake, një automjet i drejtuar nga shtetasi kinez T. H., 33 vjeç, është përplasur me një tjetër automjet që drejtohej nga shtetasi V. M., 26 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, shtetasi kinez T. H. Ndërsa drejtuesi tjetër dhe tre pasagjerë kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Policia dhe grupi hetimor po punojnë për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
