DEBATET NË SALLË/ Avokati i Veliajt nuk paraqitet, Dado kërkon zëvendësimin e me një tjetër kryesisht. Dumani kundër kryebashkiakut për transmetimin

Ka nisur në ambientet e GJKKO gjyqi i dosjes “Veliaj”, ndaj kryebashkiakut të Tiranës dhe një sërë personash të tjerë.

Në GJKKO është paraqitur biznesmeni Elman Abule, i cili është shoqëruar nga bashkëshortja.

DEBATET NË SALLË/ Avokati i Veliajt nuk paraqitet, Dado kërkon

Kujtojmë se Abule është lënë në masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’.

Drejtoria e Burgjeve njofton gjykatën se: “Veliaj thotë nuk dua të paraqitem në seancë, dua të përfaqësohem nga avokati”.

Po ashtu, Drejtoria e Burgjeve i ktheu dhe përgjigje SPAK-ut për seancën e kaluar se pse nuk ishte lajmëruar Erion Veliaj për seancë.

Gazetari Edison Vatnikaj thekson se në kthim përgjigje thuhet se “ka qenë gabim njerëzor në administrimin e kërkesës”.

DEBATET NE SALLE

Lidhur me mungesën e avokatit Sokol Hazizi në sallë, prokurori Ols Dado tha: "Të kryeni një verifikim nëse është në Gjykatë dhe nëse jo, të caktohet një tjetër avokat kryesisht".

Nga ana e tij, kryebashkiaku Erjon Veliaj nga burgu kërkon transmetim live të seancës: “Kjo kërkesë është dërguar me postë”.

Veliaj në kërkesë thekson: “Unë vijoj të ushtroj detyrën si kryetar i bashkisë dhe është në interes të publikut transmetimi live”.

Prokurori Altin Dumani për kërkesën e Veliajt tha: “Ne si organ akuzues nuk na shqetëson, por e shqetëson procesin. Seancat janë publikuar por nuk transmetohet live. Në çështje penale ku ka dëshmitarë dhe më tepër dëshmitar drejtësie nuk lejohet transmetimi live. Dhe në SHBA nuk lejohet transmetimi live në sistemin federal. Në këtë gjykatë do të dëshmojnë persona për këtë proces”.