Zbulohet 'foleja' e pr*stitucionit në "Myslym Shyri"/ Përfundojnë në pranga dy shtetase kineze

Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të koduar “Foleja 6”, pas informacioneve për ushtrim prostitucioni në një apartament me qira në rrugën “Myslym Shyri”.

Gjatë operacionit janë arrestuar dy shtetase kineze, H. W., 40 vjeçe dhe K. Sh., 38 vjeçe, të cilat dyshohet se ushtronin prostitucion në këtë banesë.

Po ashtu, janë proceduar penalisht edhe tre shtetas të tjerë, të dyshuar si përfitues nga kjo veprimtari.

Materialet e çështjes janë dërguar në Prokurorinë e Tiranës për veprime të mëtejshme.