VIDEO/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme dhe të nesërme (27 - 28 prill 2026)
Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin evropian.
Moti i kthjellët dominon në pjesën më të madhe të territorit, veçanërisht në Evropën Qendrore, rajonin e Baltikut dhe gadishullin Skandinav. Ndërsa, Evropa Lindore dhe Ishujt Britanikë paraqiten me vranësira dhe reshje shiu.
Njihemi tani me kushtet e motit për sa i përket vendit tonë. Sipas MeteoAlb, territori shqiptar dominohet nga kthjellime dhe vranësira të lehta. Në zonat lindore dhe malore, vranësirat bëhen më të shpeshta duke sjellë mundësi për reshje, në orët e pasdites. Temperaturat luhaten nga 6°C deri në 28°C. Era fryn me shpejtësi 28 km/h, dallgëzimi i qete .
Shohim tani kushtet e motit në rajon dhe Evropë për ditën e nesërme, Një sistem vranësirash përfshin Gadishullin Iberik dhe pjesërisht Ballkanin, duke sjellë rrebeshe afatshkurtra shiu. Pjesa tjetër e Evropës mbetet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme.
Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, Moti karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta. Reshjet e shiut do të priten në zonat veriore dhe lindore. Temperaturat luhaten nga 5°C deri në 27°C. Era fryn me shpejtësi 30 km/h , duke krijuar dallgëzim të lehtë në det.

