FOTO-LAJMI/ Ky është 23-vjeçari Renato Mhillaj, djali i Genc Mhillajt i vr*rë në 2016-ën, i dyshuar si njeri nga autorët e atentatit ndaj çiftit Mujeci
Personi që shihni në foto është 23-vjeçari Renato Mhillaj, djali i Genc Mhillajt i vrarë në 2016-ën, dhe që dyshohet nga policia si njeri nga autorët e vrasjes së Kreshnik Mujecit dhe bashkëshortes së tij, Gentjana, ditën e djeshme në fshatin Balldre të Lezhës.

DINAMIKA E ATENTATIT
Gjithçka mori fund për pak më shumë se një minutë!
Nga pamjet e siguruara, zbulohet se autorët nuk mbanin maska dhe ishin krejtësisht gjakftohtë gjatë ekzekutimit të dy bashkëshortëve, ndërkohë që ajo që vihet re është në një moment një automjet ishte drejtuar drejt vendit të krimit, por se është kthyer pas sapo ka dëgjuar të shtënat.
Autorët janë identifikuar si Adriano Mhillaj 22 vjeç, Florin Mhillaj 36 vjeç dhe Renato Mhillaj 23 vjeç.
Djali dhe nipërit e Genc Mhillajt, për vrasjen e të cili akuzohej viktima, vëzhguan, ndoqën dhe qëlluan me breshëri automatiku ndaj automjetit me të cilin udhëtonin çifti Kreshnik dhe Gentjana Mujeci, duke i lënë të dy të vdekur në vend.
