Ndërtimet jashtë çdo kriteri në Tiranë/ Koja: Institucionet po shkelin vetë planet urbanistike

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me Ora News, ekspertja e mjedisit dhe urbanistikës, Entela Koja, komentoi fenomenin e mbizhvillimit në Tiranë.

Sipas saj, problemi nuk buron nga planet urbanistike, të cilat janë relativisht të reja dhe të studiuara mirë, por nga organet zbatuese që po i shkelin ato.

Koja theksoi se Këshilli i Rregullimit të Territorit dhe Agjencia e Zhvillimit të Territorit (AZhT) shpesh japin leje ndërtimi jashtë koeficientëve të përcaktuar, duke favorizuar ndërtime që sfidojnë çdo kriter urbanistik.

"Veçanërisht rastet e ndërtimit të kullave pranë qendrës së Tiranës si shembuj të qartë të kësaj praktike."

Ekspertja paralajmëroi se kjo situatë rrezikon zhvillimin e qëndrueshëm të qyteteve dhe ka ngritur një alarm për të ardhmen e planifikimit urban në vend.

Ndiqni intervistën e plotë: