Dema: Kërkesa për pushime, e qëndrueshme, pavarësisht rritjes së çmimeve

Në studion e Ora News, gjatë emisionit “Epiqendër” të moderuar nga Sonila Musai, ishte i ftuar operatori turistik Denis Dema, i cili foli mbi ecurinë e sektorit të turizmit dhe pritshmëritë për sezonin e ardhshëm.

Gjatë bisedës, Dema u shpreh se kërkesa për pushime mbetet e qëndrueshme, sidomos nga ata që kanë mundësi financiare. Sipas tij, kjo kategori turistësh do të vazhdojë të planifikojë pushime çdo vit, pavarësisht rritjes së çmimeve.

Ai paralajmëroi gjithashtu se kostot e pushimeve pritet të rriten nga viti në vit dhe kjo sipas tij lidhet drejtpërdrejt me rritjen e përgjithshme të çmimeve në treg, të ndikuara edhe nga faktorë ndërkombëtarë, përfshirë konfliktet e vazhdueshme që kanë efekt në ekonominë globale.

NDIQNI EMIISONIN E PLOTË “EPIQENDËR” NË “ORA NEWS”