Dema: Shqipëria ende nuk është gati për turizëm elitar

Denis Dema, operator turistik ishte i ftuar në studion e Ora News, në emisionin “Epiqendër” të moderuar nga gazetarja Sonila Musai, ku ndau pikëpamjet e tij mbi zhvillimin e turizmit.

Gjatë bisedës, Dema u shpreh se Shqipëria është ende herët për të folur për turizëm elitar ku sipas tij vendi duhet të krijojë kushte konkrete dhe të qëndrueshme, duke filluar nga akomodimi cilësor deri te shërbimet dhe infrastruktura mbështetëse.

Në këtë kuadër, Dema përmendi edhe projektet e mundshme investuese, duke iu referuar diskutimeve për një zhvillim në ishullin e Sazanit, ku sipas tij, iniciativa të tilla mund të shërbejnë si një hap i parë drejt krijimit të strukturave të nevojshme për pritjen e këtij lloj turizmi.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “EPIQENDËR” NË “ORA NEWS”