Lorja: Sezoni veror në Durrës nis me optimizëm

Sipërmarrësi Ervis Lorja ishte i ftuar në Ora News, në emisionin “Epiqendër” të moderuar nga Sonila Musai, ku foli për sezonin turistik veror dhe zhvillimin e turizmit në Durrës.

Gjatë intervistës, Lorja u shpreh se rezervimet për sezonin e verës janë duke ecur shumë mirë, me muajt korrik dhe gusht tashmë të mbyllur, ndërsa qershori mbetet pak më i dobët.

Ai theksoi se stafi këtë vit është përbërë kryesisht nga punëtorë shqiptarë, ndryshe nga vitet e kaluara kur disa pozicione plotësoheshin nga të huajt.

Më tej ai shprehu optimizëm për sezonin turistik të vitit 2026, duke theksuar se ekziston potencial për ta zgjatur atë përtej tre muajve tipikë të Durrësit dhe për të krijuar një periudhë më të gjatë pune dhe zhvillimi ekonomik për bizneset turistike.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “EPIQENDËR” NË “ORA NEWS”