Konfliktet në Lindjen e Mesme/ Semanaj: Ndikimi i teknologjisë ka bërë që lufta të ndryshojë
I ftuar në një lidhje të drejtpërdrejtë në Ora News, eksperti i IT-së Besmir Semanaj ka folur mbi ndikimin e teknologjisë në konfliktet në Lindjen e Mesme, duke theksuar se zhvillimet teknologjike kanë ndryshuar ndjeshëm mënyrën se si zhvillohen luftërat moderne.
Sipas Semanajt, përdorimi i teknologjive të avancuara si dronët, inteligjenca artificiale dhe sistemet kibernetike ka bërë që lufta të mos zhvillohet më vetëm në terren, por edhe në hapësirën digjitale.
"Sulmet kibernetike dhe mbledhja e informacionit përmes sistemeve të sofistikuara kanë marrë një rol kyç në strategjitë ushtarake."
Eksperti i IT-së u shpreh se teknologjia ka rritur saktësinë e goditjeve dhe ka ulur nevojën për përballje direkte mes forcave ushtarake, por nga ana tjetër ka shtuar rreziqet për civilët dhe infrastrukturat kritike.
Gjithashtu, Semanaj nënvizoi se rrjetet sociale dhe platformat online po përdoren gjithnjë e më shumë për propagandë, dezinformim dhe ndikim në opinionin publik, duke e bërë luftën edhe një betejë informative.
Në përfundim, ai theksoi se zhvillimi i shpejtë i teknologjisë do të vazhdojë të ndryshojë natyrën e konflikteve, duke i bërë ato më komplekse dhe më të vështira për t’u kontrolluar.
Ndiqni intervistën e plotë:
