Lulaj: “Made in Albania” ndërtohet mbi cilësinë dhe traditën kulinare
Sipërmarrësi Besmir Lulaj ishte i ftuar në studion e Ora News, në emisionin “Epiqendër” të moderuar nga gazetarja Sonila Musai, ku foli për zhvillimin e turizmit dhe mënyrat për të promovuar markën turistike “Made in Albania”.
Gjatë fjalës së tij , Lulaj theksoi se Shqipëria ka shumë për të ofruar, por shpesh është e ndikuar nga komplekse të prezantimit.
Ai nënvizoi rëndësinë e promovimit të produktit lokal me krenari, duke përfshirë gastronominë tradicionale, e cila sipas tij ka potencial të madh dhe pëlqehet edhe nga vizitorët ndërkombëtarë.
Sipërmarrësi theksoi se Shqipëria duhet të ndërtojë një trend duke vënë në fokus origjinalitetin dhe cilësinë e ushqimeve, për të zhvilluar markën turistike dhe për të tërhequr turistë që kërkojnë eksperienca autentike dhe të integruara.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “EPIQENDËR” NË “ORA NEWS”
